
Gjatë rinumërimit të votave nga KQZ, është zbuluar në kutinë 22/49 që i përket bashkisë Peqin një fletë votimi pa vulë e që ishte numëruar në favor të subjektit politik Partia Socialiste.
Kjo fleta pa vulë shprehet kandidati i opozitës Bledi Himçi për mediat, shpjegon skemën e manipulimit të zgjedhjeve me modelin e “trenit bullgar”.
Himçi: S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre.
Pas verifikime të syrit, u mësua se në këtë qendër votimi rezultati që gjendet ne procesverbalet zgjedhore, është shumë i thellë në favor të Rilindjes. Ne qendrën 22/49 rezultati i certifikuar: PS- 76.88 % dhe PD: 7.50 %. Pra duket qartë që kutia e “trenit bullgar” qe u denoncua nga Himçi ka ndikuar në rezultatin e majmë për PS. E kështu ka ndodhur gjithandej. Farsa elektorale tashme ka rrëzuar zgjedhjet.