Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Veri dhe Juglindje të vendit, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk ka shkaktuar probleme me qarkullimin.

Reshje dëbore ka pasur në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit.

 

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

VIDEO/ Policia jep detajet e para për ngjarjen në autostradën Tiranë-Durrës
“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, apelon ARRSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu