Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, është rikthyer furnizimi në një pjesë të Vlorës, pas riparimit të defektit në tubacionin kryesor të ujësjellësit. Ndërhyrja teknike u përfundua pas mesnate, rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe mbushja e depove të qytetit.

Aktualisht, furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të Vlorës, përfshirë Lungomaren, ndërsa pjesët e tjera të qytetit pritet të përfshihen gradualisht gjatë orëve në vijim. Autoritetet sqarojnë se furnizimi nuk po realizohet ende me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e instaluar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se normalizimi i plotë i furnizimit pritet sapo të përfundojnë testimet teknike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu