Pas disa muajsh bllokimi, platforma TikTok është rikthyer e aksesueshme normalisht në Shqipëri. Edhe pse ishte deklaruar se ndalimi do të zgjaste për një periudhë njëvjeçare, tashmë përdoruesit kanë mundësi të përdorin rrjetin social pa pasur më nevojë për VPN apo mjete të tjera anashkaluese.

Rikthimi i shërbimit ka nisur pa një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa platformat e komunikimit janë mbushur me reagime nga qytetarët që kanë konstatuar hapjen e papritur të aplikacionit.

TikTok u bllokua disa muaj më parë me vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me kërkesë të qeverisë pas vrasjes së Martin Canit duke dalë nga shkolla dhe pas një konsulte me prindër në të gjithë vendin, si një masë e përkohshme që do të zgjaste deri në një vit.

Megjithatë, tashmë platforma është rikthyer aktive dhe përdoruesit shqiptarë i janë kthyer aktivitetit të zakonshëm, duke publikuar dhe shpërndarë video pa kufizime teknike. Nuk dihet ende nëse ky është një vendim përfundimtar apo një tërheqje e përkohshme nga masa e bllokimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu