
Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm, Fatjon Fasho, duket se ministri i drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës.
Në krye të institucionit të vuajtjes së dënimit është rikthyer Lorent Nake, i cili është dorëhequr nga ky post në Shkurt të vitit 2024, ku drejtoi këtë burg për rreth 4 muaj.
Pas dorëheqjes, Nake ka drejtuar forcat Shqiponja në drejtorinë vendore të Policisë së Korçës.
Nga ana tjetër, nga komunikimi telefonik me Fatjon Fasho, ky i fundit ka mohuar akuzat lidhur me përfshirjen e tij në futjen e telefonit të Laert Haxhiut dhe ka mohuar kategorikisht që të ketë pasur veprime të kundraligjshme.
Ndërkohë, drejtor i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Koçibelli./vizion plus