Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se rijetësimi i kalasë së qytetit të Elbasanit do të jetë një motor i vërtetë zhvillimi për qytetin.

“Sot nis një kapitull i ri për Kalanë e Elbasanit!

yacht hotel sarande

Me firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me AADF-në, fillojmë procesin e projektimit për rikualifikimin dhe rijetëzimin e një tjetër zone historike me potencial biznesi e destinacioni turistik.

Ky projekt do të zhvillohet në dy faza: studimi i plotë i zhvillimit të lagjes Kala dhe implementimi i projekteve specifike, që do ta kthejnë këtë zonë në një atraksion edhe më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, traditës e mikpritjes shqiptare si edhe një magnet për rritjen e numrit të vizitorëve e aktiviteteve social-ekonomike.”- shkruan Blendi Gonxhja në rrjetet sociale.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me AADF (Albanian-American
Development Foundation) për rijetësimin e kalasë së Elbasanit, Rama solli në vëmendje rëndësinë e transformimit në funksion të turizmit.

“Ka një fakt që duhet adresuar dhe përmbysur. Ndërkohë, Berati që e ka nisur procesin e rilindjes dhe transformimit në funksion të turizmit dhe e ka kthyer faktikisht turizmin në një motor të fuqishëm të ekonomisë vendore, ku Fondi ka patjetër kontributin e vetë në partneritete me ne, ka arritur në 800 mijë vizitorë dhe turistë”, tha Rama.

Ndërsa Elbasani, sipas tij, ka sot 20-25 mijë vizitorë.

“Ndërkohë që vizitorët dhe turistët në Kalanë e Beratit ka kohë që kanë kapërcyer numrin e 100 mijë të tillëve, në kalanë e Elbasanit janë rreth 4 mijë. Këto shifra mund dhe do të përmbysen shumë shpejt me projektin e Kalasë”, tha Rama.

Kalaja e Elbasanit, sipas tij, “ka një histori dhe ka disa përbërës që ka një potencial të jashtëzakonshëm për nga aspekti i pranisë së religjioneve përmes simboleve të tyre brenda në Kala”.

“Nëse ne do të arrijmë të bëjmë një projekt të nivelit ‘kriminal’ të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, atëherë do të kemi absolutisht më shumë turistë. Besoj se duke shfrytëzuar gjithë këto komponentë të fshehur që ka Kalaja, ne do të arrijmë të kemi një rritje shumë të madhe të numrit të vizitorëve brenda në lagje. Kjo do të bëjë që vlera e pronës, e shtëpive në lagje të rritet eksponencialisht”, shtoi Rama./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu