Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, reagoi pas rihapjes së dosjes McGonigal në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si një goditje të rëndë për kryeministrin Edi Rama.

Berisha deklaroi se aktiviteti i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar më herët me 2.4 vite burg për korrupsion, ka lidhje të drejtpërdrejta me kompani ruse dhe me bashkëpunimin e tij me Ramën gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ai akuzoi drejtësinë shqiptare për mosveprim. Berisha shtoi gjithashtu se McGonigal kishte tentuar të përfitonte miliona euro nga politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, duke u premtuar se do i nxirrte nga lista e zezë amerikane. Ish-kryeministri e cilësoi si të turpshme shpalljen e tij “Qytetar Nderi” në Tropojë.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Dosja McGonigal është fakt i rëndë për Ramën. Drejtësia amerikane dënoi të korruptuarin McGonigal me 2.4 vite burg për dosjen me Edi Ramën, ka hapur sërish dosjen e tij, duke aluduar se ishte spiun rus, pra spiun i një vendi tjetër. Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse. Për këtë çështje ka padi në SPAK, por dosja nuk u hetua asnjëherë. U hesht për këtë krim. MCGonigal në Shqipëri është përpjekur të marrë miliona euro, duke marrë para, duke iu thënë politikanëve a biznesmenëve se do i heqë nga lista e zezë amerikane, kur ishin ose jo të shpallur në listën e zezë të SHBA-së. U shpall “Qytetar Nderi” në Tropojë dhe ky është turp i madh.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu