
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, ,Taulant Balla njoftoi rihapjen e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, ndërsa paralelisht vijon puna për ndërtimin e Aksit Rrugor Europian VIII.
Sipas njoftimit, sot, më 3 mars 2026, në orën 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, duke respektuar ngarkesën 8.2 ton për aks.
Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative në shtratin e lumit Shkumbin, e cila do të integrohet me trupin e hekurudhës.
Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptim nga përdoruesit e rrugës dhe banorët e zonës, duke i ftuar të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt.
Masa të shtuara nga Policia Rrugore
Policia Rrugore e Elbasanit, me mbështetjen e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë masa për monitorimin e qarkullimit në aksin Elbasan–Prrenjas, me fokus të veçantë segmentin ku rruga pësoi shembje dhe ku tashmë qarkullimi është devijuar.
Shërbimet e Policisë janë shtrirë në të gjithë aksin për të garantuar lëvizjen e lirë të automjeteve pas rihapjes së tij.
Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të monitorojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të .
Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin emergjent 112.



