Politikani dhe diplomati amerikan Richard Grenell akoma nuk është emëruar në një postë të rëndësishëm në kabinetin e presidentit Donald Trump.
Kjo ka zhgjëhyer një pjesë të madhe të politikanëve nacionalistë dhe populistë në Shkup, Beograd e besa edhe në Prishtinë dhe Tiranë, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Timço Mucunski ishte në ndër të parët që e uroi presidentit amerikan, duke ja bashkangjitur postimit edhe një fotografi të kryeministrit Mickovski me Grenellin.

yacht hotel sarande

“Mezi pres të punoj me mikun tim të mirë Richard Grenell dhe administratën e re Trump për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe prosperitetin global”. Së bashku, ne mund të ndërtojmë partneritete të forta dhe të nxisim ndryshime pozitive në skenën ndërkombëtare”, kishte shkruar Mucunski, sikurse ta kishte parë listën e emërimeve të kabinetit të ri të presidentit republikan.

Gëzim të madh dhe eufori kishte edhe në Beograd dhe Banja Llukë. Aleksandar Vucic dhe Dodiku kishte festuar duke’ hedhur valle’.

Kjo për faktin se këtë të dy kishin vazhduar të mbanin lidhje të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Fatkeqësisht, fitores së presidentit Trump, ku gëzuan edhe shumë politikanë dhe analistë në Kosovë, të cilët njihen si kundërshtarë të kryeministrit Kurti.

Duke i ditur raportet e acaruara mes kryeministrit Kurtid he diplomatit Grenell, ata shpresonjnë për një rrotacion politik të shpejtë në Prishtinë.

Gazetari dhe analisti Lupco Popovski në një shkrim autorial në DË shkruan se mos zgjedhja e Ricard Grenellit në pozitat më të më larta të administratës Trump ka zhgënjyer shmë politikanë populist, nacionalist dhe të esktremit të djathtë në Shkup, Beograd dhe Banja Llukë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Ajo që duket mjaft intriguese është se si u zhduk papritur ajo eufori në Beograd, Banja Lukë, Tiranë dhe veçanërisht e rëndësishme për ne, në Shkup. Ose u kthye në një kafshim të thonjëve. Pasi Trump filloi të shpallte nominimet e tij për postet e ardhshme ministrore dhe të tjera dhe kur u bë e qartë se nuk kishte vend për “viskontin ballkanik” – Richard Grenell në nomenklaturën më të lartë të ardhshme.”, shkruan Popovski. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu