
rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas këtyre rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 396 mijë e 787 vota apo 42.30 përqind. Sipas këtyre rezultateve VV ka siguruar 48 deputetë.
E dyta renditet PDK me 196 mijë vota e 474 apo 20.95 përqind. PDK ka siguruar 24 deputetë. LDK renditet e treta me 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 përqind duke siguruar 20 deputetë dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 përqind ka siguruar 8 deputetë.
Sipas këtyre rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.
Te komunitetet, Lista Serbe ka siguruar nëntë ulëse, ndërsa Za Slobodu Pravdu i Opstanak një. Dy ulëse i ka siguruar Kosova Demokratik Turk Partisi, ndërsa nga një ulëse kanë marrë edhe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Koalicija Vakat, Partia Liberale Egjiptiane, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska PArtija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrja në votime ishte 46.54 për qind.
Deputetët që siguruan mandat në legjislaturën e re, sipas partive, janë si në vijim: