Në Maqedoninë e Veriut po numërohen me shpejtësi votat për kryetarë të komunave. Vëmendja është përqendruar te ato me shumicë shqiptare. Deri tani koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 7 komuna.

AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq gjithashtu në 7 të tjera. Ajo që bie në sy është se VLEN duket se ka fituar që në raundin e parë në Çair me Izet Mexhitin. Bilall Kasami udhëheq rezultatet ne Tetovë. VLEN udhëheq edhe në Tearcë, Zhelinë, Dibër e Madhe, Bërnevicë dhe Bogovinjë.

AKI ka shpallur fitoren në Gostivar ndërsa udhëheq në Haraçinë, Butel, Vrapçishtë, Lipkovë, Pllashnicë dhe Saraj.

Nga partitë maqedonase, VMRO-DPMNE në pushtet udhëheq në 55 komuna ndërsa LSDM në opozitë vetëm në 7 komuna./Lapsi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu