
Një gol dhe një gjest që ka ndezur polemika në arenën ndërkombëtare. Sipas portalit italian Fanpage.it, sulmuesi shqiptar Rey Manaj rrezikon deri në 10 ndeshje pezullim pas ndeshjes ndaj Serbisë, për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare që bëri në momentin e festimit të golit.
Ky simbol, që përfaqëson flamurin dhe identitetin shqiptar, është shpeshherë burim debatesh në ndeshjet mes vendeve të Ballkanit. Sipas mediave italiane, autoritetet sportive mund ta interpretojnë si provokim politik, edhe pse për shqiptarët është shprehje krenarie kombëtare.
Pas golit që ndezi stadiumin, festimi i Manajt ka rikthyer kujtimet e ndeshjes së famshme Shqipëri–Serbi në 2014-ën dhe polemikat që e shoqëruan. Për momentin, federata nuk ka dhënë ende një vendim zyrtar për çështjen.