
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se restaurimi i Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare, është drejt përfundimit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama theksoi se punimet përfshijnë ndërhyrje të thelluara restauruese dhe konservuese, duke ruajtur autenticitetin historik të këtij objekti të shenjtë. Projekti përkon me ditën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, më 8 shtator.
Sipas tij, procesi ka përfshirë sondazhe arkeologjike, konsolidim strukturash, pastrime e heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme, si dhe restaurimin e kupolave, qemerëve, dritareve e dyerve.
“Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë shekullore, si një akt besimi, dashurie e përkushtimi për brezat që vijnë”, u shpreh Rama.