
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar çarjen e një skarpatë dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në kilometrin 35 të aksit Qukës–Qafë Plloçë njofton ARRSH.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës ndodhen në terren, po vlerësojnë situatën dhe kanë marrë masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut dhe shmangien e rrezikut për drejtuesit e mjeteve.
Aktualisht, i gjithë aksi vijon të jetë i hapur dhe i aksesueshëm pa probleme, ndërsa monitorimi po kryhet në mënyrë të vazhdueshme.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë kushteve të vështira atmosferike: 🔹 Ulni shpejtësinë
🔹 Mbani distancën e sigurisë
🔹 Shmangni frenimet e papritura







