Dëbora ka zbardhur pothuajse gjithë zonat malore të Bashkisë së Shkodrës. Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, reshje dëbore pati në akset rrugore Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë, dhe Tamarë-Vermosh.

yacht hotel sarande
Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit
për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore njofton ARRSH.

Në këto akse, sipas autoriteteve është punuar pa ndërprerje me borëpastruese për t’i mbajtur hapur dhe të kalueshme për automjetet. Temperaturat kanë arritur deri në -3 gradë Celsius.

Megjithatë për të gjithë drejtuesit e mjeteve rekomandohet që të lëvizin me kujdes, të përdorin gomat dimërore ose zinxhirë. Reshje dëbore ka patur edhe në juglindje të vendit, në zonat malore të Korçës dhe Ersekës. Dita e dielë pritet të sjellë përmirësim të motit, por do të shoqërohet me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu