Reshjet e shiut që përfshinë vendin në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore, pa sjellë ndërprerje të qarkullimit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, problematika është shfaqur në aksin Lukovë–Shën Vasil, ku janë konstatuar materiale në trup të rrugës, por lëvizja e mjeteve vijon normalisht.

Ndërkohë, reshje dëbore janë regjistruar vetëm në segmentet Boboshticë–Dardhë dhe Bogë–Theth.

Situata paraqitet më problematike në zonën e tuneleve në Qafë Thore, ku për shkak të sasisë së madhe të dëborës dhe temperaturave rreth 0°C, janë aktivizuar ortekë, duke bllokuar qarkullimin në këtë segment.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu