Luhatjet e Euros prej vitit 2021 dhe rënia e vazhdueshme e saj prej dy vitesh ka bërë që qeveria të kursejë më shumë në borxhin e jashtëm publik.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, përgjatë këtyre viteve qeveria ka redukuar 20 % të pagesës së borxhit.

yacht hotel sarande

“Nga borxhi publik kompresiv 5 miliardë i kemi në valutë të huaj. Në 4 vitet e fundit Euro ka renë. Nga 120 në 100 që është sot, i bie me 20% zhvleresim dhe borxhi publik ne terma real është zhvlerësuar me 20%, gati 1 miliard”, thotë eksperti Klodian Muço.

Në këtë favorizim ka ndikuar forcimi i Lekut dhe blerja e Euros me një vlerë mjaft të ulët.

“Shteti shqiptar të ardhurat i ka në lekë, dhe borxhin e paguan në valutë të huaj dhe kuptohet që pagesa dhe principali duhen paguar në valutë të huaj”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në pikat e këmbimit valutor 1 Euro këmbehet me 99.2 Lekë, ndërsa Dollari me 89.5 Lekë./Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu