📌Bizë – Njësia Speciale RENEA, në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në rajonin stërvitor të Bizës.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

yacht hotel sarande

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu