
Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për llogari të SPAK, të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit kanë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.
Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt, ishte i kërkuar si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt.
Merlika ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles.
Ai akuzohet për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, kryerja e veprave penale në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprime të tjera të lidhura me aktivitet kriminal të organizuar.
Në janar të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të, duke argumentuar se ato janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe supozohet të jenë fituar nga aktiviteti kriminal. Mes pasurive që kërkohej të konfiskoheshin përfshihen prona të ndryshme, duke përfshirë hotele, apartamente dhe makina luksoze.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Fred Xhixha, që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Vis Martinajt/shqiptarja






