Refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervat e disa vendeve të BE-së për Shqipërinë, duke vështirësuar miratimin unanim të raportit IBAR, sipas raportimit të Radio Europa e Lirë.

Ky raport është kyç për ecurinë e negociatave në Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Pa një vlerësim pozitiv dhe unanim, Shqipëria nuk mund të avancojë në mbylljen e kapitujve, ndërsa Brukseli kërkon rezultate konkrete në zbatimin e reformave dhe jo vetëm angazhime në letër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu