Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i ka dalë kundër projektligjit ‘Për Shkencën dhe kërkimin shkencor’.

Sipas tij, propozimet janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit për këtë arsye i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e kalojë në seancën plenare.

yacht hotel sarande

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, teksa krah tij qëndron kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Hoxha tha se ky ligj nuk do të jepje një zgjidhje, por do të krijonte anomali.

‘Është deklarativ, nuk zgjidh asgjë.Nuk i realizon nevojat që ka shoqëria shqiptare dhe krijon një situatë që populli thotë, në vend të nxjerrësh vetullat, nxjerr sytë, se fillon interpretimet e normave, dhe aktet që dalin mbi bazën e tyre kanë përceptimin dhe rrezullimin e ndryshëm, në në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën, do krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën’, tha Hoxha.

Ai shtoi se pasojat negative të këtij ligji, do të vërehen pas disa vitesh, prandaj thekson se nuk duhet të marrë votat në Kuvend.

‘Do të prekte lirinë e kërkimit shkencor dhe pavarësinë e Universiteteve’, tha ai.

Qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji ‘Për shkencën dhe kërkimin shkencor’. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim.

Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit.

Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave prioritare të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ekspertët e shohin këtë projektligj si rritje të ndikimit politik mbi shkencën./syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu