Regjistrimi i emigrantëve në “PER”, testohet platforma elektronike për votën e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar Platformën Elektronike të Regjistrimit për të gjithë emigrantët shqiptarë në Diasporë që duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
E drejta për tu regjistruar në aplikacion është vetëm për emigrantët në Diasporë, ndërsa verifikimi i tyre, sipas Gerta Metes, Drejtueses së Shoqatës për Kulturë Demokratike do të jetë koherent.
“Verifikimi do të realizohet nëpërmjet një regjistri në bashkëpunim me KQZ sipas listës së zgjedhësve në secilin qark etj”, tha Meta.
Sa i takon regjistrimit, emigranti do të plotësojë të dhënat bazë duke mos u përjashtuar vetëm nga procesi i regjistrimit as ata individ të cilët përgjatë afatit dy mujor kanë një mjet identifikimi të skaduar, veprim ky që do të lejohet vetëm për regjistrim dhe jo për votim.
“I bëj një apel qeverisë që të nxjerr një VKM duke qenë se ky proces është shumë i rëndësishëm për të lejuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit të votojnë individ të cilëve nuk posedojnë një mjet identifikimi të vlefshëm”, tha Meta.
Por si do të realizohet procesi?
E gjithë procedura paraqitet në dy module, fillimisht votuesi do të krijojë një llogari nëpërmjet celularit, laptopit ose pajisjeve të tjera elektronike.
Ku aplikanti do të regjistrohet me një numër telefoni ose me e-mail. Më pas krijohet një fjalëkalim me minimumi me 8 karaktere.
Në hapin e radhës verifikohet nëse personi që po hap llogarinë është person i gjallë apo jo, duke iu prezantuar aplikacionit me një fotografi që e kryen platforma PER.
Nëse merret konfirmimi nga platforma pas fotos, vijohet me plotësimin e të dhënave të tjera, si data e lindjes, vendi i lindjes dhe numri personal ID.
Ndërsa si hap të dytë, aplikanti i dërgon një kërkese me anë të kësaj platforme KQZ-së për regjistrimin si zgjedhës nga diaspora në zgjedhjet 2025.
Në momentin kur aplikuesit është i sigurt se të dhënat përputhen dërgohet kërkesa. Nëse KQZ e aprovon kërkesën apo nëse ajo refuzohet për të qenë zgjedhës i dërgohet aplikuesit me sms ose me e-mail.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se procedura do u asistohet edhe moshave të treta pasi vetë sistemi do të ketë një chatbot ndihmës të komunikimit të drejtpërdrejtë./vizionplus.tv