Deri 7 tetor 2024 maturantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe nese janë shpallur fitues, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, me dokumentacion në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

regjistrimet ne universitete

yacht hotel sarande

Brenda datës 16 tetor 2024, RASH përcjell në QSHA, në format shkresor dhe elektronik, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë, me të dhënat e përcaktuara në pikën 7, germa “H”, kreu II të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet në datat 8-9 tetor 2024. Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të kandidatëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, përcjellin në portalin U-Albania, listën e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik, brenda datës 9 tetor 2024.

“Pas përfundimit të raundit IAL-të brenda datës 8 tetor 2024 përcaktojnë me vendim të senatit akademik, programet e studimit që nuk aktivizohen në atë vit akademik për shkak se nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve të regjistruar për aktivizimin e programit, sipas parashikimeve në aktet e brendshme të IAL-ve. Vendimi i njoftohet ministrisë përgjegjëse për Arsimin, QSHA-së dhe studentëve të regjistruar në këto programe, afishohet në mjediset e tyre dhe publikohet në faqen e tyre zyrtare. Sekretaritë mësimore kryejnë çregjistrimin e këtyre studentëve në datën 9 tetor 2024″,-thuhet në udhëzim.

Sakaq, kandidatët e çregjistruar sipas pikës 1 dhe kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania që rezultojnë të paregjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të paplotësuara në të gjitha IAL-të, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme, në periudhën 10- 25 tetor 2024. Sekretaritë mësimore kryejnë regjistrimin e këtyre studentëve brenda datës 25 tetor 2024 në portalin U- Albania. Brenda datës 15 nëntor 2024, RASH përcjell në QSHA, në format shkresor dhe elektronik, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë, me të dhënat e përcaktuara në pikën 3, germa “J”, kreu II të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretarive mësimore në datat 07 – 11 tetor 2024. Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara pas vijës së kuqe në listë, brenda datës 18 tetor 2024.

APLIKIME TË TJERA

Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, (të cilët nuk janë regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer) pas datës 4 tetor 2024, do të njoftohen nga sekretaritë mësimore në njësitë kryesore të IAL-ve, për kuotat e paplotësuara.

IAL-të brenda datës 10 tetor 2024 përfundojnë regjistrimin e të gjithë kandidatëve fitues sipas dokumenteve të dorëzuar në momentin e aplikimit. Të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të arsimit të mesëm të lartë, që dëshirojnë të ndjekin studimet në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e studimeve të ciklit të parë, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në IAL, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, sipas afateve të përcaktuara nga IAL-të, për çdo vit akademik, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga IAL-ja. IAL-të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre.

“IAL-të, për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat e renditjes së kandidatëve dhe formulën/ mënyrën e përzgjedhjes. IALtë sipas afateve të përcaktuara nga ana e tyre publikojnë në mjedise të dukshme dhe faqen e tyre elektronike zyrtare listën paraprake të fituesve, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. IAL-të shpallin listat përfundimtare të kandidatëve fitues, në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e tyre, sipas afateve të përcaktuara nga ana e tyre, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Kandidatët regjistrohen vetëm në njërin nga programet e studimit ku janë shpallur fitues sipas afateve të përcaktuara nga ana e IAL-ve”,-bëhet me dije në udhëzim.

Regjistrimi i kryer konsiderohet përfundimtar dhe kandidati nuk mund të heqë dorë për t’u regjistruar në një program tjetër studimi. Sipas afateve të përcaktuara nga ana e IALve, sekretaritë mësimore në njësitë kryesore të IAL-ve për kuotat e paplotësuara njoftojnë kandidatët të renditur sipas listës së shpallur, të cilët nuk janë regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Kandidatët e shpallur fitues dhe të regjistruar në një program tjetër studimi nuk ftohen për të plotësuar këto kuota./Gazeta Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu