Dy qendrat pritëse të emigrantëve që janë ndërtuar nga Italia në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës, do të hapen për refugjatët e parë brenda javës që vjen.

Në një intervistë për mediat e vendit fqinj, kryeministri Rama ka deklaruar se hapja e qendrave, ndërtimi apo edhe menaxhimi tyre nuk do të kenë të bëjnë me qeverinë shqiptare por vetëm me atë italiane.

yacht hotel sarande

“Nuk e di kur do të mbërrijnë, sepse ata do të shoqërohen nga autoritetet italiane në një vend që është nën juridiksionin italian. Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona”, tha Rama.

Rama ka theksuar edhe se çdo gjë që ndodh brenda kampit është përgjegjësi e palës italiane.

“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem kur të ketë arsye për tu shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, u shpreh kryeministri.

Ministri Italian i punëve të Brendshme ka thënë për media se rreth 400 emigrantët e parë do të futen në kamp këtë javë, sipas procedurave të parashikuara dhe se nuk do të ketë një ceremoni inaugurimi.

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantëve ka marrë vëmendje të gjerë jashtë kufijve ndërsa nuk kanë munguar kritikat dhe vlerësimet. Disa vende përfshirë Britaninë e Madhe po e shohin një skemë të tillë si shembull për shtet e tyre.

Emigrantët e paligjshëm do të qëndrojnë në vendin tonë deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesave për azil një pjesë e madhe e të cilave pritet të refuzohen. /vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu