
Mazhoranca dhe opozita kanë arritur një dakordësi për përfaqësimin e barabartë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke përfshirë edhe partitë e vogla të pranishme në Kuvend.
Sipas marrëveshjes, 16 vendet e komisionit do të ndahen si më poshtë:
- 7 vende për Partinë Socialiste
- 1 vend për Partinë Social-Demokrate (PSD), përfaqësuar nga partia e Tom Doshit
- 5 vende për Partinë Demokratike, me një vend të siguruar për Agron Shehajn
- 1 vend për Partinë e Lirisë
- 1 vend për Partinë Republike
- 1 vend për Partinë Mundësia
Nga ky formacion mbeten jashtë Partia Shqipëria Bëhet e Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Deputeti Damian Gjiknuri theksoi se marrëveshja ruan balancën shumicë-pakicë dhe siguron përfaqësim edhe për partitë e vogla të Kuvendit, që nuk bëjnë pjesë në grupet parlamentare.
Pritet që javën e ardhshme Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës së komisionit.