Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se reforma territoriale do të vijojë përpara, duke theksuar se mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje, por mbetet e hapur për përfshirjen e të gjitha palëve. Ai bëri të ditur se Komisioni i Posaçëm ka nisur punën dhe pritet që në javët në vijim të zhvillohen takime me aktorë të ndryshëm, ndërsa shprehu besimin se ekzistojnë argumente të mjaftueshme për të arritur një reformë gjithëpërfshirëse. Demo theksoi gjithashtu se Paketa e Maleve po avancon me ritme të shpejta në disa bashki, duke u konsideruar një nga projektet prioritare të qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu