
Rezultatet paraprake të referendumit për reformën në drejtësi në Itali tregojnë një disfatë për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni.
Sipas të dhënave nga mbi 50% e qendrave të votimit, kampi i “Jo”-së kryeson me rreth 54.5%, duke sinjalizuar refuzimin e reformës së propozuar nga qeveria.
Referendumi, që synonte ndryshime në sistemin gjyqësor dhe raportin mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, u kthye në një test politik për lidershipin e Melonit.
Pjesëmarrja në votim ka qenë e lartë, rreth 59%, një nivel që tejkalon referendumet e fundit dhe tregon mobilizim të fortë të elektoratit.
Pas publikimit të rezultateve të para, Meloni reagoi duke thënë se respekton vendimin e qytetarëve, por e cilësoi rezultatin si një “mundësi e humbur për modernizimin e Italisë”.
Megjithatë, ajo theksoi se qeveria do të vijojë punën dhe reformat, pavarësisht rezultatit të referendumit.



