Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar, sipas raportimeve të fundit nga mediat helene.
“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë vlerësohet si kritike nga mjekët kurues ”, thuhet në njoftimin mjekësor nga spitali Evangelismos, ku Janullatos ndodhet i shtruar.
95-vjeçari po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Kujtohet se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme të transferohej në Athinë./balkanweb