Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të dy videove në rrjete sociale, ku shfaqen dy raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në këtë qark.

Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e mjeteve dhe kanë marrë masat përkatëse administrative:

Shtetasi R. Z. është gjobitur me 10,000 lekë të rinj, pasi ka kryer një parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Masa është vendosur në bazë të pikave 16 dhe 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Shtetasja Z. B. është ndëshkuar me një gjobë prej 3,000 lekësh të rinj, për mosrespektim të pozicionit të drejtimit në krahun e djathtë të karrexhatës, në aksin “Elbasan-Librazhd”, sipas pikës 11 të nenit 141 të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke përdorur numrin 112 apo aplikacionin Komisariati Dixhital. Institucioni garanton se do të reagojë menjëherë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu