Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, çdo lëvizje është abuzive. Është ky reagimi i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pas nisjes së hetimit të Autoritetit të Konkurrencës për furrat të cilat kanë rritur çmimin e bukës.

Sipas OSHEE nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. OSHE sqaron se skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet për orarin e pikut 18:00 me 22:00.

yacht hotel sarande

OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë. Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është: Për periudhen 1 Nëntor-31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00. Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. Koncepti i energjisë “pik” është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë, ku konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.

Më tej Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori dhe se çdo përpjekje për të rritur çmimin e bukës është abuzive.

Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra buke të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është nga 11 subjekte në vitin 2018 deri në 194 subjekte në vitin 2024.

Mesatarja e subjekteve “furra buke” të tarifuara me çmimin “pik”:

Për vitin 2018: 11 subjekte
Për vitin 2019: 87 subjekte
Për vitin 2020: 86 subjekte
Për vitin 2021: 95 subjekte
Për vitin 2022: 120 subjekte
Për vitin 2023: 164 subjekte
Për vitin 2024: 194 subjekte

Pak kohë më parë ERE miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke/prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) në orar piku 18:00-22:00.

ÇMIMET E FURRAVE TË BUKËS:

Furre buke 7.6 lekë/kWh piku 8.74 lekë/ kWh
Furre buke dhe pastiçeri 9.5 lekë/kWh piku 10.93 lekë/kWh
Furrë buke+pastiçeri +bar kafe 12 lekë/kWh piku 13.80 lekë/kWh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu