Në lidhje me situatën e tensionuar në zonën e Thethit, Kisha Katolike Shkodër ka reaguar me një thirrje për qetësi dhe dialog, duke shprehur shqetësimin për përplasjet mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore.

“Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën. Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo”, thuhet në deklaratë.

Kisha thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe drejtësisë, si dhe mbrojtjen e mjedisit, të cilin e cilëson si “dhuratë e çmuar nga Zoti”. Njëkohësisht, shpreh mbështetje për njerëzit që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.

“Lutem me zemër që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, përfundon qëndrimi i Kishës Katolike Shkodër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu