
Kryetari i Partisë Demokratike, , reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit , duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që, sipas tij, po përjeton vendi.
Videomesazhi i plotë:
“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.
Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.
Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qenien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.”



