
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë ndaj Anglisë, duke përshëndetur paraqitjen e skuadrës dhe arritjen historike në këto eliminatore të Botërorit. Rama publikoi një foto simbolike nga fusha, ku kishte vizatuar dy zemra kuq e zi.
Në reagimin e tij, kryeministri shkroi
“FALEMINDERIT ❤️🫶🇦🇱
Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.🙏
Tani pllei ofi 😍💪
FORCA SHQIPËRI 🌎🦅🇦🇱”**




