Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare.

Kryeministri Edi Rama reagoi me një mesazh të shkurtër e simbolik, duke shkruar në rrjete sociale:

⚫️ “Lamtumirë Kryetar 💔”

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu dhimbjen e tij për humbjen e Nanos, duke e cilësuar atë si udhëheqësin që modernizoi Partinë Socialiste dhe Shqipërinë.

🖤💔 “Sot e humbëm Kryetarin Nano😭 Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë, kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri. Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje🙏 U prehsh në paqe shef 😭”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.
Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.
Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij.
I paharruar!” – shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si figurën që “ribëri të majtën shqiptare”.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Braçe shkruan me tone emocionale:

“FATOS NANO,
NJERIU QË RIBËRI TË MAJTËN SHQIPTARE,
U SHUA SAPO!

PUSHO NË PAQE DHE FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu