Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e quajti një ditë historike ratifikimin e Marrëveshjes së Pensioneve në Senatin Italian. Ministri Balla, i cili ndodhej në sallë për të ndjekur diskutimet dhe votimin, deklaroi se kjo është një ditë historike e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë bashkatdhetarët përfitues të kësaj marrëveshjeje, por është një ditë e rëndësishme edhe për familjarët e tyre kudo që ndodhen.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi pas ratifikimit nga të dyja vendet, do të zbatohet sipas një marrëveshjeje administrative specifike.

“Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti Mattarella, marrëveshja tanimë hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë, qeveria e Republikës së Italisë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare sa i përket materializimit të kësaj marrëveshjeje, ndaj dua t’ju dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë këtu në Itali duke i falënderuar,” deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu