Pavarësisht sesi përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kushtetuta amerikane përmban 3 kërkesa për personat që duan të bëhen president thotë dojce vele: të kenë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të kenë një moshë jo më pak se 35 vjeç. Ndërsa duhet të kenë jetuar 14 vjet në SHBA. Por akkund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.
Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”.
Në një sërë shtetesh federale janë përpjekur ta largojnë Trumpin nga zgjedhjet paraprake duke cituar këtë nen. Në muajin mars një gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.
Ndërkohë Trump nuk do të mundet të votojë për veten pasi është i regjistruar si votues në Florida dhe në këtë shtet personat e dënuar nuk kanë të drejtë vote. Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, dhe pak ditë më pas zhvillohet kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.
Por nëse Trump shkon në burg, çfarë do të ndodhë? Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë shkruhet në analizën që dojce vele bën. “Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë”, tha Erëin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për Neë York Times para procesit. “Ky do të ishte spekulim i pastër.” Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg. Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike. Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin “me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president.” Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashkimet përfundon analiza e dojce veles.