pitbulli që vrau 2-vjeçarin në Zakynthos

Ngjarja tragjike në Greqi, ku një fëmijë 2-vjeçar,Leon Duli, me baba shqiptar dhe nënë britanike humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një pitbull, ka rikthyer me forcë debatin mbi rrezikun që paraqesin disa raca qensh dhe përgjegjësinë e pronarëve të tyre.

Sipas autoriteteve greke, qeni ishte në pronësi familjare dhe ndodhej në të njëjtin ambient me fëmijën në momentin e ngjarjes, ndërsa në një intervistë nëna tha se qeni u tremb nga të shtënat e gjuetarëve në zonë.

Leon Duli me prindërit

Hetimet po përqendrohen te kushtet e mbajtjes, mungesa e masave të sigurisë dhe mënyra e edukimit të qenit, faktorë që ekspertët i konsiderojnë vendimtarë në raste të tilla.

Ekspertët: “Nuk është raca, por rrethanat”

Veterinerë dhe specialistë të sjelljes së kafshëve sqarojnë se pitbullët nuk lindin agresivë, por janë qen me forcë fizike shumë të madhe dhe instinkt mbrojtës të zhvilluar. Kur këto karakteristika kombinohen me:

mungesë socializimi që këlysh,

trajnim të gabuar ose dhunë,

stres të vazhdueshëm,

ekspozim të pakontrolluar ndaj fëmijëve të vegjël,

rreziku i një reagimi fatal rritet ndjeshëm.

Fëmijët e vegjël, më të rrezikuarit

Specialistët theksojnë se fëmijët nën moshën 3 vjeç nuk janë në gjendje të kuptojnë sinjalet paralajmëruese të qenit, si ngurtësimi i trupit apo irritimi. Në raste të caktuara, lëvizjet e papritura ose të qarat e fëmijës mund të interpretohen nga qeni si kërcënim.

Në rastin e fëmijës 2-vjeçar në Greqi, pikërisht kjo kombinim faktorësh dyshohet të ketë çuar në tragjedi

Shtëpia e tragjedisë

Forca e pitbullit dhe pasojat

Edhe ekspertët që kundërshtojnë demonizimin e kësaj race pranojnë se forca e kafshimit të pitbullit e bën çdo incident jashtëzakonisht të rrezikshëm. Në shumë raste, edhe një reagim i shkurtër mund të sjellë pasoja të pakthyeshme.

Nevoja për masa dhe përgjegjësi ligjore

Ngjarja ka rigjallëruar debatin në Greqi dhe në rajon për:

rregulla më strikte për mbajtjen e qenve të fuqishëm;

ndalimin e mbajtjes pa trajnim profesional;

përgjegjësi penale për pronarët në rast neglizhence.

Ekspertët janë të një mendimi:

“Nuk ka qen të lindur vrasës, por ka situata dhe pronarë që krijojnë rrezik ekstrem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu