Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka hedhur poshtë pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ODIHR, duke i cilësuar si të pavërteta lajmet se janë ndërhyrë për të hequr emra nga raportet e tyre.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Gonzato tha: “Lajmi që u përhap se ne kemi ndikuar te ODIHR për të hequr emra është i rremë. Çdo aktor politik e njeh metodologjinë që ata përdorin në raportet e tyre. Ata janë të pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht këtë.”

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi të veçantë, pasi janë të parat që zhvillohen pas hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Takova zotin Celibashi sepse doja një përditësim mbi mënyrat se si mund të mbështesim më tej komisionin. Kemi besim të plotë te KQZ dhe besojmë se kanë bërë një punë të shkëlqyer,” u shpreh Gonzato.

Ambasadori nënvizoi gjithashtu se BE do të vijojë mbështetjen financiare dhe institucionale për procesin zgjedhor dhe institucionet përkatëse, duke theksuar përkushtimin ndaj një procesi demokratik dhe të besueshëm./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu