Raportimi institucioneve vijon të enjten. Grupet parlamentare bien dakord pas mesnate që ta ndërpresin seancën.  Kreu i KLGJ raportoi dhe debatet do të zhvendosen të enjten.

“Edhe kur ne propozuam në Konferencën e Kryetarëve, duke thënë me të drejtë se 150 minuta për çdo institucion janë shumë.

Prandaj kërkuam që secilit t’i jepeshin vetëm 90 minuta. Nuk pati dakordësi dhe u detyruam të biem dakord për këtë.” deklaroi kreu i grupit të PS, Taulant Balla pasi deputetët demokratë kërkuan ndërprerjen për shkak të orës së vonë dhe faktit se qytetarët nuk mund t’i ndiqnin diskutimet.
Për gati 15 orë u realizuan këto raportime bashkë me pyetje-përgjigjet prërkatëse:

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024

Raporti mbi veprimtarinë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2024.

Raporti i veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2024.

Raporti për gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024.

Ndërsa debatet për KLGJ dhe KLP transferohen të enjten :

Raporti i veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2024.

Pika tjetër e rendit të ditës: Diskutime për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit shtyhet për një datë të mëvonshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu