Më 21 qershor të vitit, papritur u shkëput energjia elektrike në Shqipëri për afro 30 minuta.

Më vonë u kuptua se diçka e rëndë ka ndodhur, në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.

yacht hotel sarande

Një herë në një dalje për mediat ministrja Balluku shpjegoi se kolapsi ndodhi si shkak i një problemi në Malin e Zi, ndërsa shkaku sipas saj lidhet me mbingarkesat e rrjetit për shkak të temperaturave të larta të përdorimit të instrumenteve të kondicionimit etj.

Por një raport i hartuar në OST i siguruar nga Hashtag.al, sugjeron se nuk është Mali i Zi, por është Shqipëria shkaktare e kolapsit dhe efektit të saj të krijuar në rrjetin e transmetimit.

Sipas raportit, në momentin kur ndodhi kolapsi, Shqipëria ishte duke importuar energji nga Greqia, një herë duke eksportuar një pjesë të kësaj sasie në Malin e Zi.

Në orën 12:09 të mesditës në një linjë brenda territorit malazez u stakua përcjellja pasi u dyshua dëmtim i rrjetit nga pemët e larta ose një motiv tjetër. Autoritetet malazeze njoftuan avarinë dhe vetëm 12 minuta më pas, në orën 12:21 ndodhi kolapsi i madh në 4 shtete ballkanike.

Raporti i OST-së thotë se 12 minuta pas ngjarjes në Malin e Zi, në Shqipëri u stakua linja që po importonte nga Greqia.

Por në raportin e vet, OST-ja rendit dhe tre pika shumë interesante si shkaku që ka nxitur kolapsin.

OST-ja pranon zyrtarisht se vendi ynë prej kohësh mban të stakuara tre linja interkonjeksioni që lidh me ato rrugë të reja:

-Linjat që kalojnë pranë rrugës Thumanë-Kashar,

-Linja që kalon pranë rrugës së re që ndërtohet në unazën e jashtme të Tiranës

-Linja Fier-Babicë

Nuk dihet nëse OST i ka raportuar në rrjetin energjitik rajonal këto stakime të linjave, por që dihet me siguri është fakti se sistemet të interkonjeksionit, kanë gjithmonë një plan B kur ndodh një avari diku.

Pra, pasi ndodhi avaria në Malin e Zi, OST-ja mund të aktivizojë planin B ose atë që quhet si mbrojtja e ‘nivelit 1’ nga avaritë. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu