ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në raport theksohet se zgjedhjet po zhvillohen në një kontekst ndryshimesh të rëndësishme në sistemin zgjedhor, përfshirë mundësinë e votimit nga jashtë vendit për herë të parë.

Ky zhvillim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe një test i rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit, veçanërisht në kuadër të negociatave të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mjedisi politik mbetet i polarizuar dhe i karakterizuar nga mungesa e besimit mes dy partive kryesore.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të pa implementuara, thotë ndër të tjera raporti.

Raporti flet dhe për angazhimin e partive në rrjetet sociale, ku nënvizohet se partitë e vogla janë më pak aktive në këto platforma sesa PS ose PD. Sa i përket shpenzimeve të fushatës evidentohet rritje.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu