
Një raport i ri kombëtar për rreziqet klimatike paralajmëron se rreth 1.5 milionë australianë që jetojnë në zonat bregdetare do të përballen me kërcënimin e rritjes së nivelit të detit deri në vitin 2050.
Vlerësimi Kombëtar i Rreziqeve Klimatike tregon se Australia pritet të përjetojë gjithnjë e më shumë rreziqe të rënda nga përmbytjet, ciklonet, thatësirat, zjarret dhe valët e të nxehtit ekstrem.
“Australians already living with the consequences of climate change today, por çdo gradë më pak ngrohje do të thotë më shumë jetë të shpëtuara në të ardhmen”, deklaroi ministri i Ndryshimeve Klimatike, Chris Bowen.
Raporti paralajmëron se:
- Në rast të rritjes së temperaturave globale mbi 3°C, numri i vdekjeve nga nxehtësia në Sidnej mund të rritet mbi 400%, ndërsa në Melburn të trefishohet.
- Vlerat e pronave mund të bien me mbi 611 miliardë dollarë australianë.
- Barrierat koralore si Great Barrier Reef dhe Ningaloo Reef do të përballen me rreziqe edhe më të mëdha nga zbardhja dhe humbja e biodiversitetit.
Raporti, i publikuar pak ditë para njoftimit të objektivave të rinj për reduktimin e emetimeve deri në vitin 2035, thekson se asnjë komunitet në Australi nuk do të shpëtojë nga pasojat e krizës klimatike.
Qeveria paralelisht ka publikuar një plan kombëtar adaptimi, ndërsa grupet mjedisore kërkojnë objektiva më të ashpra dhe shpejtim të tranzicionit nga lëndët djegëse fosile.
“Kostoja e mosveprimit do të jetë gjithmonë më e lartë se kostoja e veprimit”, shtoi Bowen.