Pak ditë para vizitës së saj në Shqipëri, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vazhdon të ketë në retorikën e saj kampet e refugjatëve që po ndërtohen përtej detit.  Në një aktivitet të Fratelli d’ Italia ne Romë, Meloni kritikoi zërat që i janë vërsulur kryeministrit Rama në Shqipëri për ndihmën ndaj Italisë.

“Të dëshpëruar u munduan të na përshkruajnë si qeveri cinike dhe çnjerezore, që kënaqej duke pare barka me emigrantë tek përmbyseshin pak metra prej brigjeve italiane. Veçse keto varka nuk përmbysen prej qeverisë sone. Por për faj të kriminelëve pa skrupuj që ata bëjnë sikur s’i shohin ndërsa ne i luftojmë. E kuptojnë italianët dhe në Europë, ku Italia ka ndryshuar qasjen ndaj emigranteëve duke ndjekur marrëveshje me vendet e Afrikës veriore dhe duke propozuar zgjidhje inovatore si ajo Itali- Shqipëri. I dergojmë një perqafim kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama, të cilin po e “masakrojnë” vetëm se u përpoq të ndihmonte Italinë”- tha kryeministrja Meloni.

yacht hotel sarande

Marrëveshja e nënshkrua në nëntor mes 2 kryeministrave në Romë parashikon që emigrantët nga Afrika të cilët mbërrijnë në brigjet italiane do të  dërgohen në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do tu pranohet kërkesa për azil në vendin fqinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu