Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme Donika Gërvalla, si dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Pas këtyre takimeve, Sorensen ka bërë një postimin në platformën ‘X’, ku ka shkruar se nga takimet të gjithë kanë rënë dakord për nevojën për të ecur përpara.

“Ne të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim,” ka shkruar Sorensen.

Misioni i BE-së po vazhdon ta monitorojë numërimin e votave: Vëzhguesit i kemi në mbarë Kosovën
Gresa Caka reagon pasi iu përmend emri si pjesë e Qeverisë së re: S’kam interesim për asnjë post publik e…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti dhe Sorensen diskutuan për dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, të vitit 2023 dhe aneksit të saj.

Siç njofton ZKM, Kurti në takim tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia.

Kurti po ashtu ka potencuar se për të ecur përpara, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin, njofton ZKM.

“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

 

Në Mynih me Sorensenin gjatë ditës së sotme është takuar edhe presidentja, Vjosa Osmani

Osmani ka thënë se me Sorensenin diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritëshmëritë nga dialogu i Brukselit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Presidentja ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës.

“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.
Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani.

Presidentja ka siguruar se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës./Reporteri.net/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu