Muaji i shenjtë i këtë vit ka nisur me një ditë diferencë mes disa vendeve myslimane, duke rikthyer edhe njëherë debatin mbi mënyrën e përcaktimit të fillimit të kalendarit hënor islam.

Ndërsa , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Lindjes së Mesme shpallën 18 shkurtin si ditën e parë të agjërimit, shtete të tjera si , dhe një pjesë e vendeve evropiane e nisën Ramazanin më 19 shkurt.

Pse ndodhi diferenca?

Dallimi lidhet me mënyrën e konfirmimit të shfaqjes së hënës së re (hilalit), që shënon nisjen e muajit. Disa shtete bazohen në vëzhgimin fizik të hënës në territorin e tyre, ndërsa të tjera përdorin llogaritjet astronomike për të përcaktuar fillimin e muajit.

Ekspertët astronomikë kishin paralajmëruar se në disa rajone hëna do të ishte shumë e vështirë për t’u dalluar për shkak të këndit të ulët të ndriçimit dhe kohës së shkurtër mes perëndimit të diellit dhe hënës.

Praktikë e zakonshme

Diferenca prej një dite në nisjen e Ramazanit nuk është e pazakontë në botën islame. Për shkak se nuk ekziston një autoritet i vetëm global që vendos për të gjithë besimtarët, çdo vend ndjek institucionet e veta fetare dhe metodologjinë përkatëse.

Megjithatë, pavarësisht datës së fillimit, muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi, solidariteti dhe përkushtimi për miliona besimtarë në mbarë botën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu