Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dy ditësh dhe netësh të vështira përballjeje me flakët në disa zona të vendit. Ai tha se forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura kanë luftuar pa ndërprerje për shuarjen e vatrave të mëdha në Skënderbegas e Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, zonën kufitare me Gjirokastrën, Dhivër e Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull, pranë kufirit me Delvinën.

Sipas Ramës, falë guximit dhe angazhimit të forcave në terren, zjarret janë vënë nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë dhe gatishmëria për çdo riaktivizim apo vatër të re.

Kryeministri u bëri thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të njoftojnë menjëherë për çdo zjarr dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve. Ai paralajmëroi se për personat që shkaktojnë qëllimisht zjarre, ndëshkimi do të jetë maksimal.

“Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, theksoi Rama.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu