Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të zhbërë vendimin e Erion Veliajt, i cili nga burgu firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe emërimin e Sara Goxhajt si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës.

AIA.AL mëson nga burime brenda Bashkisë së Tiranës se Rama ka urdhëruar që Protokolli i Bashkisë të mos regjistrojë këtë vendim, duke rikthyer Ristanin në detyrë. Më herët, Veliaj kishte firmosur urdhrin nr. 582 më 18 mars, duke i kaluar kompetencat e drejtimit të institucionit nënkryetares Sara Goxhaj, por ky ndryshim u anulua me ndërhyrjen e kryeministrit.

Ky vendim nënvizon kontrollin e drejtpërdrejtë të Ramës mbi zhvillimet në Bashkinë e Tiranës, edhe në kushtet e mungesës së Veliajt, i cili ndodhet nën arrest.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot shkarkimin e Anuela Ristanit nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Berisha tha se bashkia e Tiranës ndodhet në duart e mafiozëve, teksa i cilësoi lëvizjet e fundit në bashki si betejë mafiozësh.

“Dhe tani beteja mafioze njëri shkon dhe e mbron atë Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Duhet të mblidhet këshilli bashkiak, por kjo është beteje mafiozësh”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu