Kryeministri Edi Rama ka ndalur në Nova Site, Izrael, një nga vendet simbol të masakrës së 7 tetorit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë ndalesë si “stacionin e parë” të vizitës, duke e përshkruar atë si një vend që “kumbon pa fjalë”.

Sipas kryeministrit, mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash është shndërruar në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes. Pamjet e publikuara tregojnë Ramën gjatë vizitës në memorial, ku janë vendosur fotografi dhe informacione për viktimat, si dhe në hapësira përkujtimore si “Wall of Heroes”.

Vizita në Nova Site vjen në kuadër të angazhimit diplomatik të Shqipërisë dhe mesazheve të përsëritura të Ramës për paqen, dialogun dhe dënimin e dhunës ekstreme ndaj civilëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu