Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot vizitë zyrtare në Hungari.
Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në një takim nga kryeministri hungarez, Victor Orban.
Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron Kryeministrin Rama në këtë vizitë janë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Sipas medieve, në kuadër të kësaj vizite pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej të cilave në sektorin e bujqësisë. /atsh