
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Aachen të Gjermanisë. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.
Në orën 10:15 minuta do të mbahet pritje zyrtare për pjesëmarrësit.
Ndërkohë, në orën 11:15 minuta është ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen.